Sport

Manchester City “zgjat duart” drejt mesfushorit Sergi Roberton

31 Maj 2021, 14:02 Nga DOSJA
Manchester City “zgjat duart” drejt mesfushorit Sergi Roberton

SPANJE – E ardhmja e mesfushorit Sergi Robertos, pasi ka përfunduar sezoni duket e pasigurt në radhët e skuadrës katalane. Kampionët britanikë të Manchester City kanë shprehur interesimin për transferimin e spanjollit.

“Cytizen” tentoi ta blinte edhe verën e kaluar mesfushorin, por ishte vetë lojtari që e refuzoi ofertën. Por, tani situata është ndryshe dhe operacioni po studiohet me kujdes. Barcelona dëshiron të ndryshojë diçka dhe të largojë lojtarët me paga të larta, ku edhe Sergi nuk përjashtohet.

Mesfushori Sergi Roberto ka luajtur në 199 ndeshje me fanellën e Barcelonës që nga viti 2010 kur debutoi pikërisht nën urdhërat e Pep Guardiolas. Ai vlerësohet shumë nga trajneri spanjoll, i cili me gjasa e dëshiron atë edhe në ekipin e Manchester Cytit për sezonin e ri, raportohet nga mediat spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona manchester city pep guardiolas sergi robertos barcelona manchester city pep guardiolas sergi robertos

Sondazh

Poll

Sport 31 Maj 2021, 11:22

Superleague përfundon në Gjykatën Europiane

ZVICER – Krijimi i Superligës Europiane në mënyrë të fshehtë dhe kërcënuese ndaj “Qeverisë Europiane” të futbollit tashmë përfundon në gjykatë.Bëhet fjalë...

Sport 31 Maj 2021, 13:20

Kukësi ndryshon lojtarë, por jo drejtuesit

TIRANE – Kukësi arkivon sezonin më të vështirë që nga dita kur u ngjit për herë të parë në elitë, pa Europën dhe pa para ekstra, verilindorët po përgatite...