Aktualitet

31 Maj 2021, 11:45 Nga DOSJA

SHKODËR– Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 47-vjeçarin Mark Kodra që vrau Emiljano Ndoun tre ditë më parë.

47 vjeçari është shfaqur ditën e sotme para trupit gjykyes pa pendesë, teksa është shprehur se “ajo punë ka ndodhur, çfarë është bërë, është bërë”, pa dhënë sqarime të tjera.

Gjykata e ka cilësuar sit ë ligjshëm arrestimin e 47-vjearirt dhe ka vendosur masën “arrest me burg” për Mark Kodren. Në deklarimin e dhënë para togave të policisë, Kodra ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë dhe ka sqaruar se konflikti mes tyre ka nisur që para një viti, e më pas është përshkallëzuar. Sipas tij, viktima i ka rrahur djalin, edhe pse disa herë ishte paralajmëruar të mos e bënte.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 28 majit, në momentin që viktima po kthehej në shtëpi. Ka qenë Mark Kodra ai që është future në banesën e tij sapo ka parë 25-vjeçarin, ka marrë armën dhe ka qëlluar të riun duke e lënë të vdekur në vend. Konflikti m es tyre ka qenë I vazhduar, ndërsa dyshohet se viktima mund t’i këtë ngacmuar vajzat Kodrës. Pas ngjarjes, autori është futur në banesën e tij, pa shfaqur pendesë për krimin.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ndou lihet ne burg mark kodra mark kodra vritet emiljano ndou emiljano ndou lihet ne burg mark kodra mark kodra vritet emiljano ndou

Sondazh

Poll