Politike

Dënimi dhe ditët në arrati, rrëfimi i parë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla sonte më 20:45 tek Çim Peka

31 Maj 2021, 11:52 Nga DOSJA
Dënimi dhe ditët në arrati, rrëfimi i parë i

TIRANË- Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla “thyen” heshtjen sot në një rrëfim për gazetarin Çim Peka në Syri Tv. Në orën 20:45, Llalla do të jetë në studion e Pekës në emisionin “Çim Peka Live”.

Kjo është intervista e parë që ish-numri një i hetimit në Shqipëri zhvillon që prej largimit nga detyra në vitin 2017, në një periudhë jo të zakontë për një prokuror.

Llalla është larguar tashmë nga sistemi i drejtësisë dhe u përball me vendimin e gjykatës, që e dënoi me 2 vite burg për fshehje të pasurisë. Pas largimit nga detyra, Adriatik Llalla u fsheh disa kohë në Gjermani ndërsa autoritetet shqiptare e kërkonin për të sqaruar pretendimet për pasurinë e tij që kapte vlerën rekord prej 1 miliard lekësh, prona dhe apartamente.

Llalla ishte zyrtari i parë i rangut të lartë që iu ndalua hyrja në SHBA. Ai është skeduar nga DASH si një zyrtar i korruptuar që përdori postin për tu pasuruar. Pasuria e tij është sekuestruar tashmë nga shteti.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla çim peka adriatik llalla çim peka

Sondazh

Poll