Politike

‘Beteja’ për Gjirokastrën, Ivi Kaso paraqet padinë në Kolegjin Zgjedhor: Procesi u ndikua nga vendimmarrjet e qeverisë

31 Maj 2021, 10:08 Nga DOSJA
‘Beteja’ për Gjirokastrën, Ivi Kaso paraqet padinë

TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka nisur sot shqyrtimin për kërkesën ankimore të PD-LSI, që kërkojnë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë paraqitjes së padisë në Kolegj, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso pretendon se ka pasur ndikim në procesin zgjedhor, pasi qeveria në kundërshtim me ligjin ka krijuar favore për persona dhe kategori të ndryshme. Gjithashtu theksi është vënë tek vendimi i Komitetit të Ekspertëve për karantinimin 2-javor të emigrantëve që do të vinin nga Maqedonia e Veriut apo Greqia.


“Është ndikuar procesi parapërgatitur me vendimmarrje të qeverisë, siç është vendimi për ndryshimin e pagave për mjekët. Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca është e njëjta në të gjitha qarqet. Ajo që ndryshon janë aktorët. Po ashtu në rastin e Gjirokastrës iu mohua një pjesë e mirë e shtetasve, që ishin jo mbështetës së mazhorancës për të marrë pjesë në zgjedhje. Nëpunësve civil, arsimtarëve iu kërkua raste konkrete për pjesëmarrje të detyruar në takime elektorale, por edhe lista që variojnë nga 20-30 emra,”-tha Kaso.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në Gjirokastër e Fier/ PD kërkoi marrjen e provave shtesë që nuk i pranoi KAS, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ivi kaso kolegji zgjedhor 31 maj 2021 ivi kaso kolegji zgjedhor 31 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2021, 08:44

TIRANË– Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka ...