Politike

Ministrja Gjonaj raporton tek Komisioni i Ligjeve, Ulsi Manja: Të hiqet gjykimi i shkurtuar për përdhunuesit, tani këtë niv

31 Maj 2021, 09:57 Nga DOSJA
Ministrja Gjonaj raporton tek Komisioni i Ligjeve, Ulsi Manja: Të hiqet

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për kriminalitetin e vitit 2020. Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj përmendi me shifra të gjithë rezultatet e vitit të shkuar, duke u ndalur më gjatë tek procesi i Vettingut.


“Ata që japin dorëheqjen në prag Vettingu do të hetohen për kohën që kanë ushtruar detyrën. Kemi procedime për pastrim parash, por nuk ka asnjë të dënuar,”-tha ajo. Pas përfundimit të fjalës nga ministrja, kreu i Komisionit, Ulsi Manja ka paralajmëruar një ndryshim ligjor, nisur nga rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë. Ai kërkoi ndryshim të ligjit, duke u ndaluar të akuzuarve që të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

“Ky kontigjent nuk duhet të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Jo në çdo rast duhet të pranohet kërkesa, po kështu është niveli i gjykatave që kemi sot për sot derisa të mbarojë procesi i vettingut dhe të kemi drejtësinë që meritojnë shqiptarët. Siç ua kemi hequr me ligj për personat që kanë përfituar vrasje me paramendim, këtë nuk kanë pse ta kenë as autorët e veprave të dhunës në familje apo përdhunesit,”-shtoi ai.

Po çfarë është gjykimi i shkurtuar?

Nëse i pandehuri kërkon gjykim të shkurtuar dhe më pas pranohet nga togat e zeza, në rast shpallje fajësie, i akuzuar përfiton ulje të 1/3 së dënimit. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike etilda gjonaj komisioni i ligjeve 31 maj 2021 ulsi manja etilda gjonaj komisioni i ligjeve 31 maj 2021 ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2021, 08:44

TIRANË– Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka ...