Politike

Kryegjyqtarja e Elbasanit “yll” në Tik Tok, skuqet ministrja Gjonaj: Kush e ka turpëruar drejtësinë, do të përballet m

31 Maj 2021, 10:33 Nga DOSJA
Kryegjyqtarja e Elbasanit “yll” në Tik Tok, skuqet ministrja

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar ashpër videot e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Me anë të një statusi në Twitter, Gjonaj u shpreh se të gjithë ata që turpërojnë drejtësinë do të duhet që të përballen me të, duke bërë një thirrje. 

Gjonaj kërkon që gjyqtares t’i hetohet në mënyrë të thelluar pasuria, duke theksuar që për të ka kërkuar që të verifikohet pasi liroi nga burgu anëtarin e bandës së Gaxhait, Viktor Imeri. 

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!,”-shkruan ministrja. 

Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkeleda kapedani etilda gjonaj videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani etilda gjonaj videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2021, 08:44

TIRANË– Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka ...