Politike

Tre muaj pas skandalit të të dhënave personale, Meta: Të zbardhen autorët! Meriton një hetim të thellë dhe të gjithansh

31 Maj 2021, 11:36 Nga DOSJA
Tre muaj pas skandalit të të dhënave personale, Meta: Të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë në ‘Facebook’, shkrimin e gazetarës franceze ‘Le Figaro’ që lidhet me skandalin e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Meta shkruan se ka kërkuar nga SPAK dhe nga Prokuroria që të zbardhin të vërtetën. Ndër të tjera, kreu i shtetit shton se të dhënat e qytetarëve janë keqpërdorur në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta shton se skandali meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, si dhe autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

POSTIMI:

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm. Në datat 12 prill 2021, 19 prill 2021 dhe 20 prill 2021 u kam kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe publikisht SPAK dhe Prokurorisë të zbardhin plotësisht të vërtetën, autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali, që përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248 i Kodit Penal) i konsumuar nga funksionarët, që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri te “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal.
https://president.al/presidenti-republikes-kerkon-spak…/
https://president.al/deklarate-per-shtyp-e-presidentit…/
htps://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/731988874161816/
https://president.al/kerkese-e-perseritur-per-kryerjen-e…/
Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.
Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që krijon terren për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht duke ekspozuar para grupeve kriminale vendase apo të huaja, zyrtarë të lartë të drejtësisë, të ruajtjes së rendit publik, të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare të vendit.
Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si “Le Figaro”, ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta investigimi i lapsi.al ilir meta investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll