Politike

Shkarkimi i presidentit Meta, Kuvendi vendos më 9 qershor, pritet votimi i raportit për shkeljet gjatë fushatës

31 Maj 2021, 09:23 Nga DOSJA
Shkarkimi i presidentit Meta, Kuvendi vendos më 9 qershor, pritet votimi i

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 9 qershor, ora 10:00, për të votuar shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca plenare do të ketë në fokus votimin e raportit që u përmbyll të premten nga Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Metës.

Kjo seancë do t’i gjejë deputetët e Kuvendit shqiptar në një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një Parlament do të votojë për të shkarkuar një President republike. Për të shkarkuar kreun e shtetit, maxhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota ose 2/ 3 e të gjithë deputetëve.

Me firmën e 49 deputetëve të Kuvendit aktual, u kërkua hetimi i presidentit Ilir Meta. Në disa seanca maratonë ku kreu i shtetit refuzoi të merrte pjesë, u dol në përfundimin se Meta ka kryer shkelje gjatë fushatës elektorale.

Si arriti situata në këtë kulm tensionesh?

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Sipas tyre, ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2 seanca plenare 9 qershor 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2021, 08:44

TIRANË– Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka ...