Politike

“Shqipëria kampione”/ Rama zbulon shifrën: Ja sa studentë ekselentë aplikuan për t’iu bashkuar mandatit të tretë

31 Maj 2021, 09:26 Nga DOSJA
“Shqipëria kampione”/ Rama zbulon shifrën: Ja sa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama njoftoi se kanë aplikuar 349 studentë ekselentë, që duan të kontribuojnë në mandatin e tretë. Teksa falënderon të gjithë aplikuesit, Rama thekson se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit online me grupin e punës së Kryeministrisë.

MESAZHI I RAMËS:

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore: • Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave. • Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë. • Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë. Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm. Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës [email protected] Me konsideratat më të larta, Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”

Vetëm pak javë më parë kryeministri Rama publikoi një adresë, ku ftoi të gjithë studentët ekselentë që të shprehnin idetë dhe projektet e tyre për mandatin e tretë qeverisës. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gati per shqiperine edi rama gati per shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2021, 08:44

TIRANË– Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka ...