Sport

Çinari bëhet ‘sulltan’, presidenti i klubit turk konfirmon transferimin e sulmuesit të Partizanit

30 Maj 2021, 17:41 Nga DOSJA

TURQI-Erald Çinari është futbolliti i parë që do të largohet nga Partizani. Sulmuesi shkodran do të vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Parë turke me skuadrën e  Samsunspor.

Së fundmi ka qenë vetë presidenti i klubit turk, Yuksel Yildirim, që nëpërmjet një interviste të dhënë për mediat, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për afrimin e sulmuesit.Gjithashtu ai ka konfirmuar se ka pasur një takim me lojtarin dhe javën e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi i kësaj lëvizje.

Ende nuk dihet se sa do të përfitojë Partizani nga ky transferim, ndërsa këtë sezon Çinari ka mundur të japë kontribut për fanellën e kuqe në vetëm 22 ndeshje të Superiores, duke shënuar 8 gola

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cinari partizani cinari partizani

Sondazh

Poll