Sport

Greuther Furth në Bundesligë, “divorcohet” me Mavrajn pas dy sezonesh

30 Maj 2021, 16:39 Nga DOSJA

GJERMANI – Raportohet se ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj dhe drejtuesit e Greuther Furth, i kanë shtërnguar duart njeri-tjetrit dhe kanë mbyllur bashkëpunimin e mëtejshëm midis tyre.

Mbrojtësi kuqezi 34-vjeçar iu bashkua skuadrës gjermane në momentet e vështira, duke qenë një nga shtyllat e prapavijës në arritjen e një objektivi të rëndësishëm, rikthimin në Bundesligë, ndërkohë që tani mes palëve nuk rinovohet kontrata.

Sezonin e shkuar Mërgim Mavraj luajti me fanellën e Grojther Fyrthit në 23 ndeshje, në 22 prej të cilave titullar, ndërkohë që këtë sezon u aktivizua në 19 takime, 18 prej të cilave si titullar, duke kontribuar ndjeshëm në ngjitjen e skuadrës në Bundesligë.

Edhe pse gjatë sezonit Mavraj u penalizua nga një sërë dëmtimesh, ai ishte një model i sakrificës për futbollistët e rinj të Grojther Fyrthit, ndaj duket tepër i çuditshëm një “divorc” i tillë, ku mbrojtësi shqitpar ka pjesën e tij të suksesit.

Cili do të jetë “stacioni” i ardhshëm i ish-mbrojtësit të Kombëtares, Mërgim Mavraj, apo ai ka vendosur tani t’i varë këpucët në “gozhdë”? Ta shohim…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bundesliga greuther furt ish-mbrojtësi i kombëtares së shqipërisë mergim mavraj bundesliga greuther furt ish-mbrojtësi i kombëtares së shqipërisë mergim mavraj

Sondazh

Poll