Sport

VIDEO / Zyrtare, Kastrioti qëndron në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm

30 Maj 2021, 15:53 Nga DOSJA
VIDEO / Zyrtare, Kastrioti qëndron në Superiore edhe për sezonin

KAMEZ – Kastrioti është skuadra e fundit e zyrtarizuar si pjesë e Kategorisë Superiore për vitin e ardhshëm. Krutanët kanë mundur 2-1 Tomorin e Beratit në ndeshjen e “play-out”, që u zhvillua në stadiumin e Kamzës.

Në mbyllje të pjesës së pare është Xhuljo Mehmeti, pikërisht në minutën e 44-t që zhbllokoi ndeshjen me golin e tij që çon Kastriotin në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Me fillimin e pjesës së dytë, pas rreth 25 minutash skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu ia del mbanë të dyfishojë shifrat e takimit në 2-0 me Rezin, për të siguruar fitoren dhe njëkohësisht qëndrimin në Superiore.
Në mbyllje të takimit, kur kish mbetur vetëm vërshëllima përfundimtare, Tomori lë shenjë në këtë ndeshje me një gol mjaft të bukur të Qatos.
Ky gol ishte thjeshtë për statistikë, pasi nuk ndryshoi asgjë sa i përket verdiktit përfundimtar, pasi është Kastrioti skuadra fituese dhe ajo që qëndron në Kategorinë Superiore edhe në edicionin e ardhshëm.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll