Sport

“E kujt i bëhet vonë për statistikat,mjafton miku”, nuk mori ftesë nga Shqipëria, portieri shpërthen për listën e dy

30 Maj 2021, 20:09 Nga DOSJA
“E kujt i bëhet vonë për statistikat,mjafton miku”,

SHQIPËRI-Stivi Frashëri ishte një nga protagonistët e titullit kampion të Teutës. Portieri zhvilloi 36 ndeshje duke pësuar 16 gola. Pavarësisht këtyre statistikave, 30-vjeçari nuk u preferua nga tekniku i përfaqësueses Edy Reja për dy sfidat miqësore ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Në listë janë portieri i Laçit, Alen Sherri dhe ai i Apolonisë, Romeo Harizaj, ky i fundit ishte surprizë në listën e trajnerit italian.

Duket se kjo nuk ka lënë një shije të mirë te Frashëri, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka thënë se sot diferencën e bën miku dhe jo statistikat.  “Statistika të mira. E kujt i bëhet vonë, sot diferencën e bën miku”, shkruan Frashëri në postimin e tij, ndërkohë që ka vendosur edhe një foto të statistikave sezonale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edy reja stivi frashëri teuta edy reja stivi frashëri teuta

Sondazh

Poll