Aktualitet

31 Maj 2021, 06:28 Nga DOSJA

GREQI– Mediat greke bëjnë të ditur se “Mili” quhet një nga armiqtë më të mëdhenj të Aris Papës, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze një ditë më parë në Athinë.

“Armiku i tij, i cili është i arrestuar, ishte një nga autorët më të njohur të mafies shqiptare, “Mili”, përfshirja e të cilit – edhe pse i burgosur – do të hetohet nga policia” thuhet në shkrim.

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e djeshme në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari i njohur si “Aris” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë, ndërsa në artikull ngrihen dyshime edhe për armikun e 34-vjeçarit që u vra dje.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet aristides pappas vritet shqiptari ne greqi vritet aristides pappas vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll