Aktualitet

“Rreth im o MAFFIA”/ Elbasani nën sundimin e krimit, kryetarja e Gjykatës ‘përkëdhelet’ në TikTok me video. ILD mer

31 Maj 2021, 05:54 Nga DOSJA
“Rreth im o MAFFIA”/ Elbasani nën sundimin e krimit, kryetarja

ELBASAN– Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është tepër aktive në rrjetin social ‘Tik Tok’. Dhe pse qyteti i Elbasanit ndodhet nën sundimin e krimit, Kapedani gjen kohë që të modelojë dhe të këndojë nën ritmet e këngëve më të fundit. Një ndër to është dhe kënga e Don Xhonit ‘Mafia’. 

Edhe pse shumë ironike, kryegjyqtarja, e cila supozohet të jetë një nga zyrtarët më të lartë të drejtësisë në qytet thotë me gojën e saj se: ‘Rrethi im o Mafia’. Sikur mos të mjafonin këto, ajo ndan dhe video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfiladë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.

Mirëpo, punën kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq qejf punën në fundjavë dhe herë pas here ankohej për punën gjatë të shtunës.

‘Kjo ndodh kur del në punë të shtunën,’-shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë, ndërsa mban veshur marka si “Prada”, “Louis Vuitton”. Sapo pamjet e shpërndara në rrjet janë publikuar nga mediat, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zyrës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Kreu i ILD-së, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin dhe ka nisur një ekip në Gjykatën e Elbasanit. Edhe pse ajo vetë, në disa prononcime për mediat është shprehur se nuk ka një llogari në rrjetin social, duke “ngritur supet” për rastin.

Por kjo nuk është hera e parë që Kapedani bëhet lajm. Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999. I dënuari, i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’, ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Caushit, kreu i “Çoles”.

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin

Sondazh

Poll