Bota

Kosovë/ Diplomatët perëndimor të shqetësuar lidhur me demokracinë në zgjedhje

22 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
Kosovë/ Diplomatët perëndimor të shqetësuar lidhur me

KOSOVË- Ambasadat amerikane, franceze, gjermane, italiane dhe britanike në Prishtinë, të njohur si grupi Quint, në një deklaratë të hënën shprehën shqetësime rreth konkurrencës së kufizuar elektorale në zgjedhjet për kryebashkiakë në veriun e Kosovës me shumicë serbe më 19 maj.

Lista Srpska ishte e vetmja parti serbe për të konkurruar në zgjedhje, së bashku me dy partitë etnike shqiptare, Partinë Demokratike të Kosovës, PDK-në dhe Vetëvendosjen. Partitë e tjera politike serbe nuk morën pjesë në zgjedhje, duke pretenduar se ndiheshin të frikësuar.

Të katër komunat: Zveçan, Zubin Polok, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviq u fituan nga kandidatët e Listës së Serbisë me mbi 90 për qind.

Në deklaratën e Quint thuhej se ende nuk janë trajtuar shqetësimet serioze rreth kërcënimit në shumë zona të serbëve të Kosovës, veçanërisht kundër partive politike që konkurrojnë kundër Listës Serbe. Shqetësime të cilat u cituan në një raport të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE- së në vitin 2017.

“Këto defekte, si dhe kërkesat për të azhurnuar regjistrat e votuesve dhe për të sqaruar procedurat, mbeten të pa adresuara dhe rezultojnë në konkurrencë të kufizuar elektorale dhe pjesëmarrje të kufizuar politike, duke ngritur kështu pyetje rreth procesit të përgjithshëm demokratik në ato fusha”,-thuhet në deklaratën Quint.

Partia opozitare në Serbi, ‘Demokraci dhe Drejtësi’, udhëheqësi i së cilës, Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje në janar 2018, nuk pranoi të merrte pjesë në zgjedhjet e së dielës për shkak të atmosferës përkeqësuese në Kosovën veriore dhe dështimi i vazhdueshëm i autoriteteve për të zgjidhur vrasjen e Ivanoviçit.

Vëzhguesit e OJQ, ‘Demokracia në Veprim’ raportuan disa parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Votimi familjar (më shumë se një person në dhomën e votimit) jnë vërejtur në 23 qendra votimesh, ankesat në lidhje me fletat e votimeve, votimi jashtë kabinës së votimit dhe përpjekje për të votuar më shumë se një herë.”– sipas deklaratës se OJQ.

Mediat lokale gjithashtu raportuan një numër rastesh të njerëzve të dyshuara që u kthyen për të votuar me dokumente serbe, të cilat nuk ishin të lejuara. Sipas deklaratës së Quint dita e zgjedhjeve duket të ketë ndodhur në një atmosferë të qetë.

Burimi: Balkan Insight

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deklarata e quint lista sprska zgjedhjet ne komunat e veriut deklarata e quint lista sprska zgjedhjet ne komunat e veriut

Sondazh

Poll