Bota

Njihuni me strategen hebre që e ktheu Facebook-un fitimprurës, një nga 5 gratë më me influencë në SHBA

22 Maj 2019, 11:45 Nga DOSJA
Njihuni me strategen hebre që e ktheu Facebook-un fitimprurës,

SHBA- Sheryl Sandberg është gruaja hebre e cila ka arritur një sukses të madh  dhe nuk ndalet së bëri karrierë. Ajo është cilësuar si një 5 hebrenjtë që  ka shumë influencë në SHBA.

Ish-zëvendëspresidente e Google dhe aktualisht, COO (shefe e operacioneve të gjiganti tjetër teknologjik), Facebook ka një pasuri prej 1.67 miliardë dollarë, falë aksioneve të saj në Facebook dhe në kompani të tjera.

Ajo ka lindur më 28 gush 1969  në Uashington në një familje hebreje, e cila u zhvendos në Florida, kur Sheryl ishte vetëm dy vjeçe. Ajo është nënë e dy fëmijëve, e divorcuar nga burri

Studimet dhe karriera

Pas diplomimit në Universitetin e Harvardit (1991) dhe MBA në Shkollën e Biznesit të Harvardit (me rezultatet më të larta), ajo nisi punën në Bankën Botërore, e më pas shërbeu nga viti 2011 si zëvendëspresidente e Google.  Puna më e famshme e saj është ajo aktuale, në pozicionin e Kryeoficeres së Operacioneve (COO) të Facebook.

Në dhjetor 2007, ajo u takua me themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg – kur ky i fundit ishte vetëm 23 vjeç . 5 vite më vonë, në 2o08,  Sandberg  u bë COO i Facebook.

Në 2012, ajo u bë anëtarja e tetë – dhe e para femër – që bënte pjesë në Bordin e Drejtorëve të Facebook.

Në vitin 2012, ai ishte pjesë e “Time 100”, lista vjetore e njerëzve më me ndikim në botë, sipas revistës “Time”. Në vitin 2012, ajo u quajt nga “Jerusalem Post” si personi i pestë hebre më me influencë.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mark zuckerberg sheryl sandberg strategia hebre mark zuckerberg sheryl sandberg strategia hebre

Sondazh

Poll