Prej dy ditësh i zhdukur! 45-vjeçari gjendet pa jetë në makinën e tij, dyshohet se u asfiksua. Kush është vëllai i gjyqt
29 Maj 2021, 09:18Nga DOSJA
VLORË– Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në një automjet ngjyrë gri në qytetin e Vlorës pranë zonës së njohur si ‘Rruga e re’. Viktima i identifikuar nga Policia e Shtetit si Eltion Lazaj, i cili kishte dy ditë pa u kthyer në shtëpinë e tij.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, 45-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune apo dëmtime të tjera, ç’ka përjashtojnë pistën e vrasjes. Dyshohet se 45-vjeçari ka vdekur si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.
Ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinën e tij 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë Policinë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Eltion Lazaj është vëllai ish-gjyqtarit Artan Laze, i shkarkuar nga vettingu më 11 gusht të vitit 2018. Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, u shkarkua pasi sipas anëtarëve të KPK-së, kishte fshehur pasurinë. Po ashtu Artan Lazaj është njëri nga gjyqtarët që Ambasada e SHBA iu kishte refuzuar vizën.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Bashkia e Tiranës ka vendosur që nga 1 qershorti të mos lëshojë më abone të përgjithsheme. Për muajt qershor, korrik e gusht, nuk do të ketë ...
TIRANË– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Komisinin e Pavarur të Ankimimit. Sipas gjyqtares, v...
Çdo ditë në këto galeri nën tokë hyjnë me qindra banorë të bulqizës në kërkim të kromit. Për ta kromi është buka e fëmijëve, por puna në galeri është e r...
Një banesë njëkatëshe në Tiranë është boshatisur krejtësisht nga një hajdut, i cili ka vjedhur jo vetëm orenditë, por edhe veshjet dhe çdo gjë që mbahej ...
KRUJË– Janë publikuar pamjet nga mega-operacioni i mëngjesit të sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë. Rreth 10 parcela të mbuluara me sera u zaptuan nga policia,...