Sport

Gjermania, Kroos ende vazhdon pozitiv me Covid-19

29 Maj 2021, 17:29 Nga DOSJA

GJERMANI – Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ka deklaruar se ai është ende duke pritur që Toni Kroos të dalë negative në testin anti-koronavirus dhe të bashkohet me skuadrën përpara “Euro 2020”.

Kanë kaluar gati dy javë që kur mesfushori i Real Madrid rezultoi për herë të pare i infektuar me virusin. Por izolimi i tij po e pengon për grumbullimin e Gjermanisë para-turneut në Austri.

“Dje ishte akoma pozitiv dhe për sa kohë që rezulton pozitiv, duhet të mbetet në karantinë,”- tha Low. “Sapo ai të marrë një rezultat negativ ai do të vijë te ne. Kroos tashmë ka pasur simptoma të lehta, edhe nëse ato ishin javën e kaluar”,– shtoi ai.

Gjermania do të luajë një miqësore përgatitore kundër Danimarkës të mërkurën dhe një tjetër kundër Letonisë në 7 qershor, përpara se të fillojë ndeshjen e saj për Euro 2020 kundër Francës, në Monako më 15 qershor.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport covid-19 joakim low mesfushori i real madridit real madrid toni krros covid-19 joakim low mesfushori i real madridit real madrid toni krros

Sondazh

Poll