Sport

Swansea “KO” pas penalltive, Brentford ngjitet në Premier League

29 Maj 2021, 17:02 Nga DOSJA

ANGLI – Brentford është skuadra më e fundit që do të ngjitet në Premier League sezonin e ardhshëm. Në finalen e “play-off”-it të luajtur në “Wembley”, skuadra londineze mundi 2-0 uellsianët e Swansea, pas golave të Toney (10 ‘ me penallti) dhe Marcondes (20’).

Swansea pas minutës së 65-të mbeti me dhjetë lojtarë, pas daljes jashtë me karton të kuq të Fulton. Ky sukses është një ngjarje historike dhe arrihet për herë të parë pas 74 vitesh nga Brentford, i cili, së bashku me Norwich dhe Watford, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premier League.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brentford play off wembley brentford play off wembley

Sondazh

Poll