Sport

Formula 1: Grand Prix i Azerbajxhanit, Baku mbyll dyert për tifozët

29 Maj 2021, 15:45 Nga DOSJA
Formula 1: Grand Prix i Azerbajxhanit, Baku mbyll dyert për tifozët

AZERBAIXHAN – Organizatorët e Grand Prix të Azerbajxhanit në Formula 1, përmes një komunikate për mediat, kanë bërë me dije, se gara që do të zhvillohet më 6 qershor në Baku, do të jetë e mbyllur për tifozë. Shkak është pandemia Covid-19 pasi në Azerbajxhan kanë frikë, se prania e tifozëve mund të rritë numrin e të infektuarve.

“Momentalisht nuk jemi në gjendje të organizojmë këtë garë me tifozë, ndaj konfirmojmë se përgjatë 3 ditëve, 4-6 qershor, provat dhe garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura”,- thanë organizatorët e garës në pistën e Bakus.

Në Grand Prix të Montekarlos, ishte një numër i përcaktuar tifozët ishin të pranishëm në gara, ashtu siç do të jenë edhe garat e Francës dhe Austri, ku pritet të ketë një numër të limituar tifozësh (respektivisht, 15 mijë e 3 mijë), por në rast se ata janë të vaksinuar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport covid-19 formula 1 grand prix të azerbajxhanit grand prix të montekarlos më 6 qershor në baku covid-19 formula 1 grand prix të azerbajxhanit grand prix të montekarlos më 6 qershor në baku

Sondazh

Poll