Sport

Uellsi, kundër Shqipërisë mbush stadiumin e Cardiff-it me tifozë

29 Maj 2021, 16:36 Nga DOSJA

UELLS – Më 5 qershor, kuqezinjtë e Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore ndaj Uellsit në Cardiff, për të udhëtuar më pas drejt Pragës, ku më 8 qershor do të ndeshen sërish miqësisht ndaj kombëtares së Çekisë. Përpos vëllazërores ndaj Kosovës, këto janë edhe miqësoret e para të Edi Rejas në krye të kuqezinjve, të cilat do ta ndihmojnë trajnerin për të grumbulluar të dhëna për ndeshjet e shtatorit.

Por kjo miqësore ndaj Shqipërisë, ndërkohë do të jetë ndeshja e parë e Uellsit në shtëpi përpara tifozëve të tyre, që kur u mundën Hungarinë 2-0 më nëntor 2019 për “Katar 2022”. Qeverisë uellsiane ka vendosur, që ky takim të jetë edhe një test për kthimin e tifozëve në stadium, madje duke kaluar nga 4,000 në 6500 persona, sipas konfirmimit të dhënë nga Federata Futbollit e Uellsit.

“Ky grumbullim stërvitor do të jetë një mundësi për ekipin për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Francës dhe Shqipërisë. Kjo do të jetë gjithashtu mundësia e fundit për t’i bërë përshtypje stafit stërvitor për t’u përfshirë në skuadrën e 26 lojtarëve të “Euro 2020,”- shkruhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Uellsit.

Trajneri i përkohshëm i Uellsit, Robert Page, ka grumbulluar një skuadër provizore prej 28 lojtarësh, ku mbizotërojnë lojtarët nga Premier League angleze. Miqësoret me Shqipërinë e Francën janë të fundit për të përcaktuar skuadrën për në “Euro 2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 5 qershor federata futbollit e uellsit kombëtares së çekisë kuqezinjte e shqiperise një miqësore ndaj uellsit 5 qershor federata futbollit e uellsit kombëtares së çekisë kuqezinjte e shqiperise një miqësore ndaj uellsit

Sondazh

Poll