Sport

Vllaznia luan për Kupën e Shqipërisë, Voltana Ademi thirrje autoriteteve: Lejoni tifozët në “Air Albania”

29 Maj 2021, 15:33 Nga DOSJA
Vllaznia luan për Kupën e Shqipërisë, Voltana Ademi thirrje

TIRANË-Vllaznia-Skënderbeu është finalja e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datë 31 maj ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Komiteti Teknik Shkencor ka vendosur që stadiumet të hapen nga 1 korriku, por kjo nuk i shkon për shtat dy skuadrave. Pas Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ultrasve të dy klubeve, është radha e Voltana Ademit që u kërkon autoriteteve shtetërore që ndeshja të lejohet të luhet me tifozë.

POSTIMI I VOLTANA ADEMIT

Ditën e hënë, datë 31 maj 2021, në stadiumin “Air Albania” ekipi ynë i zemrës Vllaznia, ndeshet përballë Skenderbeut të Korçës në finalen e Kupës së Shqipërisë në futboll.

Kjo ndeshje vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku pasi jemi shpallur nënkampion të Shqipërisë, rikthehemi pas më shumë se një dekade në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar siç është Skenderbeu.

Përballë një ecurie kaq pozitive, sigurisht, mungesa e tifozëve mbetet një nga keqardhjet më të mëdhaja!

Duke parë se tashmë situata e pandemisë globale COVID-19  është çdo ditë e më tepër duke u përmirësuar, duke parë që në të gjitha vendet europiane tashmë finalet e kupave po zhvillohen me pjesëmarrjen e 30% të tifozëve, Bashkia Shkodër i bën kërkesë autoriteteve publike e në mënyrë të veçantë Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ditën e finales, me datë 31 maj 2021, duke respektuar rigorozisht të gjitha protokollet dhe masat anti- Covid, të lejojë prezencën e pjesësemarrjen e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadimumit “Air Albania”!

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kupa e shqiperise vllaznia voltana ademi kupa e shqiperise vllaznia voltana ademi

Sondazh

Poll

Sport 29 Maj 2021, 08:11

“Heysel”, dita që nuk do të harrohet…

BELGJIKE – “29 maji, që nga viti 1985, përfaqëson ditën e heshtjes dhe përkujtimit. Ditën që të gjithë bashkohemi, për të kujtuar një moment absurd, që sh...