Sport

Tjetër “firo” për kuqezinjtë, Hysaj i dëmtuar dhe humbet dy miqësoret

29 Maj 2021, 17:11 Nga DOSJA
Tjetër “firo” për kuqezinjtë, Hysaj i dëmtuar

DURRES – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore, që ekipi do të zhvillojë në transfertë ndaj Uellsit me 5 qershor dhe Republikës Çeke më 8 qershor.

Grupi ishte kompletuar sot, teksa zyra e shtypit në FSHF, bën me dije se mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje miqësore të radhët për shkak të një problemi në gju.

Hysaj ka mbërritur sot në kompleksin “Tropikal”, ku gjendet e grumbulluar skuadra dhe pas vizitave nga stafi mjekësor dhe konsultave me mjekun e skuadrës, Gianluca Stesina, u mor vendimi që lojtari të largohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë kurimin, ndërkohë që kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport elseid hysaj gianluca stesina kompleksin “tropikal” mjekun e skuadrës një problemi në gju elseid hysaj gianluca stesina kompleksin “tropikal” mjekun e skuadrës një problemi në gju

Sondazh

Poll