U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA vendimin e KLGJ: Shkarkimi nga detyra? Antikushtetues!
29 Maj 2021, 14:33Nga DOSJA
TIRANË– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit në Komisinin e Pavarur të Ankimimit. Sipas gjyqtares, vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e saj, në një kohë që ajo ndodhet në qeli është antikushtetues.
Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Çdo ditë në këto galeri nën tokë hyjnë me qindra banorë të bulqizës në kërkim të kromit. Për ta kromi është buka e fëmijëve, por puna në galeri është e r...
Një banesë njëkatëshe në Tiranë është boshatisur krejtësisht nga një hajdut, i cili ka vjedhur jo vetëm orenditë, por edhe veshjet dhe çdo gjë që mbahej ...
KRUJË– Janë publikuar pamjet nga mega-operacioni i mëngjesit të sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë. Rreth 10 parcela të mbuluara me sera u zaptuan nga policia,...
“Situata mes Sokolit dhe Florit u acarua dhe qetësohej vetëm pasi konsumonin kokainë”, – tregon në Prokurorinë e Elbasanit, dëshmitari E.B., i cili renditet me...