Politike

Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet online, pritet reformë totale! Në “sitë” drejtuesit politikë t

29 Maj 2021, 16:10 Nga DOSJA
Asambleja e Partisë Socialiste do të zhvillohet online, pritet

TIRANË– Muaji qeshor do të jetë i rëndësishëm për socialistët, të cilët do t’i nënshtrohen ndryshimeve në strukturat e tyre. Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor, do t’i paraprijë mbledhja e Asamblesë, e cila do të zhvillohet më datë 2.

Teksa ende është në fuqi vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të mos lejuar grumbullimet për shkak të Covid-19, socialistët kanë vendosur të organizojnë mbledhjen online.  Në këtë mbledhje pritet që të ketë përcaktim të axhendës për Kongresin e Jashtëzakonshëm, i cili do të zhvillohet një ditë para zgjedhjeve të brendshme brenda PD, më 12 qershor.

Më pas kongresi do të jetë definitiv për fatin e drejtuesve të qarqeve në vend, të cilët do të kalojnë “në filtër”, por gjithmonë në bazë të performancës në zgjedhjet e 25 Prillit. Pas drejtuesëve politike, do të analizohet edhe puna e të gjithë kryetarëve socialistë në çdo njësi vendore të Shqipërisë.

Ndërsa në shtator pritet që kryeministri Edi Rama të zgjedhë një formacion të ri qeveritar, ku sërish si provë do të merret rezultati i arritur në zgjedhjet e 25 Prillit, ku PS arriti që të sigurojë 74 mandate deputetësh, duke fituar shumicën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps kongresi i ps 12 qershor 2021 asambleja e ps kongresi i ps 12 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 21:00

TIRANE– Ilir Ikonomi, gazetar për gati 30 vite në “Zëri i Amerikës” i ka dhënë dje lamtumirën ekranit. Të premten, Ikonomi përshëndeti të gjithë shqiptarët dhe ...