Nishani nxjerr ‘të fshehtat’: Berisha është mërzitur me Bashën
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani e ka quajtur liderin e selisë blu një personazh që e ka ndërtuar karrierën politike mbi bazën e hileve dhe intrigave.
“Lulzim Basha e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij politike mesa kam kuptuar unë mbi hile dhe intriga të vockla. Në qoftë se Lulzim Basha do të kishte kurajo dhe do të ishte burrë dhe lider siç duhet të jetë dikush, del dhe mban një qëndrim. Lulzim Basha ka kërkuar gjithmonë që përgjegjësinë e dështimeve ta ndajë me Sali Berishën,”- tha Nishani.
I ftuar në “Spotlight”, Nishani ka pohuar se ish-lideri historik i PD-së Sali Berisha ka bërë gabim që ka mbështetur Lulzim Bashën.
“Është e vërtetë që ka patur mbështetje nga z.Berisha për Lulzim Bashën. Është ‘ashiqare’ i themi ne shqiptarët. S’e mohoj dot këtë. A ka bërë mirë, a ka bërë keq, nuk e di, historia do ta tregojë. Sot që po flasim, pas 8 viteve opozitë, z.Basha është një dështim. Z.Berisha ka përgjegjësitë e veta morale që e ka mbështetur z.Basha,”- shtoi ai.
Lidhur me garën në PD, kur më 13 qershor pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Partisë Demokratike, Nishani u shpreh se Berisha është i mërzitur me stanjacionin ku është tashmë selia blu. Sipas Nishanit, Berisha tashmë nuk mbështet asnjë kandidat.
‘Ai është i mërzitur me procesin dhe me stanjacionin ku ështëPartia Demokratike. Patjetër edhe me z.Basha, sepse ai është kryetari i partisë dhe ai po e mban të bllokuar, po e mban këtë lloj pengu. Ndryshe nga 2013-ta, unë nuk shoh asnjë angazhim nga z.Berisha për të ndikuar apo për të mbështetur asnjërin prej kandidatëve. Aq më tepër që mbrëmë z.Berisha ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë duke thënë se nuk ishte dhe nuk është koha e garës për kryetarin brenda Partisë Demokratike,”- vijoi më tej.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
DISA MUAJ MË PARË/ Fatos Nano përfundon në spital, momenti kur zbret nga makina dhe ulet në karrigen me rrota: Hë do bëjm
TIRANË– Një video që qarkulloi mbrëmjen e sotme, tregonte ish-kryeministrin Fatos Nano teksa mbërrinte në një spital. Fillimisht u raportua se videoja isht...
Berisha u shpall non-grata, Agron Shehaj: U mërzita, nuk ka demokrat që të jetë gëzuar
TIRANË– Agron Shehaj ka treguar se është mërzitur kur ish-kryeministrin Sali Berisha e kanë shpallur non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ...
Agron Shehaj pranon ‘krisjen’: Jam ftohur me Bashën para zgjedhjeve
TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike ka pranuar se është ftohur me kryedemokratin aktual, Lulzim Basha. I ftuar në “Zonë e lirë&...
Edith Harxhi: Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’
TIRANË– Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi tha se kishte informacione të sigurta se kryetarit aktual të selisë blu i është refuzua...
“Si mund ta mundësh Ramën, je i imët?” Çani ‘ngacmon’ Agron Shehajn, e krahason me kryeministrin për nga gjatësia,
TIRANË– Gazetar Arian Çani ka ‘ngacmuar’ kandidatin për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj. Teksa ky i fundit ishte i ftuar në ‘Zonë e lir...
Kosova hoqi orën policore, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk do të biem në kurthin e euforisë, jemi në krye të klasifikimi
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për mos heqjen e orës policore në Shipëri, në një kohë që numri i të infektuar dhe i humbjeve të...
Komisioni hetimor dorëzoi raportin për shkarkimin e Metës, VOA: Ka përdorur thirrje luftarake, vetëgjyqësie, ka nxitur dhu
TIRANË– Komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta miratoi sot raportin e hetimit njëmujor. Sipas këtij rap...
‘Disa figura i patën “krahët” më të ngrohta’/ Bushati e pranon: U lobua ethshëm për emra të tjerë brenda
TIRANË– Ervin Bushati pranoi se në Partinë Socialiste pati lobime gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i PS-së për Tiranën e tha këtë deklaratë ditën...
Rregullorja për Kryetarin/ Harxhi kërkesë Komisionit të Apelimit në PD: Udhëzimi i pavlefshëm!
TIRANË– Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren ...