Politike

Per tre muaj! Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit do të marrë barnat dhe pajisjet nga Vlora, Gjirokastra e Tirana, ZBULOHE

28 Maj 2021, 14:22 Nga DOSJA
Per tre muaj! Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit do të

TIRANË– Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit, i cili hapi dyert një ditë më parë do të varet nga spitalet rajonale për të plotësuar nevojat e tij për pajisje mjekësore apo barna, gjatë një periudhë 3-mujore.

Vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një urdhër të botuar në fletoren zyrtare ka bërë me dije se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalet rajonale në Vlorë, Fier e Gjirokastër si dhe Spitali Bashkiak i Lushnjës, do të jenë ata që do të dërgojnë barna e pajisje mjekësore për tre muajt e parë në spitalin e sapohapur.

Vendimi në Fletoren Zyrtare; Në mbështetje  të  nenit  100 të  Kushtetutës;  të nenit 5, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, dhe të nenit 10, të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, me propozimin  e ministrit  të  Shëndetësisë  dhe  Mbrojtjes  Sociale, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: 1. Shtojca  nr. 2, bashkëlidhur vendimit nr. 20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave,  zëvendësohet me shtojcën nr.2, që    i  bashkëlidhet këtij vendimi.2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij  vendimi, të përballohen nga buxheti  i miratuar për spitalet, për vitin 2021.3.  Ngarkohen  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë  dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor   për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit  në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR. Erion Braçe

Ndërsa shpenzimet e tjera, do të financohen nga Fond i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Spitali “Memorial” i Fierit u hap një ditë më parë, ndrësa kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu prezantuan bluzat e bardha, mes tyre dhe drejtoreshën, Rudina Degjoni, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deri në vitin 2020, kohë kur u shkarkua pas konstatimit të shkeljeve të rënda financiare.

Spitali i Fierit u do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administrativ. Spitali i Fierit u financua nga Turqia dhe ishte një premtim i vetë Presidentit Receo Tayip Erdogan, i cili në një vizitë të kryeministrit Edi Rama në Turqi tha se do ta bëjë realitet para zgjedhjeve të 25 prillit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike hapet spitali memorial i fierit hapet spitali memorial i fierit

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 21:00

TIRANE– Ilir Ikonomi, gazetar për gati 30 vite në “Zëri i Amerikës” i ka dhënë dje lamtumirën ekranit. Të premten, Ikonomi përshëndeti të gjithë shqiptarët dhe ...