Politike

Berisha u shpall non-grata, Agron Shehaj: U mërzita, nuk ka demokrat që të jetë gëzuar

28 Maj 2021, 20:27 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata, Agron Shehaj: U mërzita, nuk ka demokrat

TIRANË– Agron Shehaj ka treguar se është mërzitur kur ish-kryeministrin Sali Berisha e kanë shpallur non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Shehaj tha se është mërzitur shumë, teksa shtoi se nuk beson që ka demokrat që është gëzuar për atë lajm.

Pjesë nga biseda

Arian Çani: Cili është qëndrimi jot për Sali Berishën pasi SHBA e shpalli “non grata”? U gëzove apo u mërzite?

Agron Shehaj: Nuk ka demokrat që të jetë gëzuar dhe normale që u mërzita. Është një goditje e rëndë për të gjithë. Unë e kam shprehur vlerësimin tim për liderin historik të Partisë Demokratike, çështja është se një pjesë e mirë e atyre që më kërkojnë mua të mbaj një qëndrim… pavarësisht se kam qenë pjesë e Partisë Demokratike, unë jam futur në politikë në 2017.

Në 2017 kuptohet që zoti Berisha nuk ishte një deputet i thjeshtë, por nuk ishte as kryetar i Partisë Demokratike. Unë nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e qeverisjes së PD-së. Unë kam mendimin tim, nuk kam ndërmend të jap një opinion, nuk mendoj që është e rëndësishme. Unë jam këtu kandidat për kryetar të PD-së, kam një ide dhe vizion se çfarë duhet të bëjë PD-ja për të shkuar në pushtet që të mundë Edi Ramën dhe do doja të përkushtohesha më shumë në këtë çështje.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj sali berisha sali berisha shpallet non-grata agron shehaj sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll