Politike

DISA MUAJ MË PARË/ Fatos Nano përfundon në spital, momenti kur zbret nga makina dhe ulet në karrigen me rrota: Hë do bëjm

28 Maj 2021, 20:34 Nga DOSJA
DISA MUAJ MË PARË/ Fatos Nano përfundon në spital, momenti

TIRANË– Një video që qarkulloi mbrëmjen e sotme, tregonte ish-kryeministrin Fatos Nano teksa mbërrinte në një spital. Fillimisht u raportua se videoja ishte filmuar sot, por pamjet në fakt u përkasin disa muajve më parë, kohë kur Nano ka pasur probleme shëndetësore.

Në pamjet e mëposhtme shihet se si ish-lideri i Partisë Socialiste ka mbërritur me makinë në një prej spitaleve privatë në Tiranë. Ai ka zbritur nga makina dhe është ulur në një karrige me rrota, me të cilën është futur brenda në spital.

“Hë ku po shkojmë, do bëjmë xhiro,“- thotë Nano teksa mban dhe një maskë anti-Covid dhe që pavarësisht problemeve që mund të ketë pasur, duket se e ka marrë me sportivitet situatën. Pavarësisht se pamjet janë të disa muajve më parë, ende nuk dihet shkaku që e ka bërë Nanon të shkojë në spital atë mbrëmje dhe as shqetësimet që ai mund të ketë pasur nga ana shëndetësore.

Fatos Nano është 69 vjeç. Ai filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste.

Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Sali Berisha në atë kohë. Nano u bë për herë të dytë kryeministër pasi u zgjodh Rexhep Mejdani President. Për herë të tretë u zgjodh në vitin 2002, ndërsa më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos nano fatos nano ne spital fatos nano fatos nano ne spital

Sondazh

Poll