Politike

Basha takim me demokratët në Mat e Bulqizë: Masakra zgjedhore, një padrejtësi që nuk iu është bërë vetëm demokratëve

29 Maj 2021, 11:12 Nga DOSJA
Basha takim me demokratët në Mat e Bulqizë: Masakra zgjedhore,

BULQIZË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me mbështetësit demokratë në në Mat e Bulqizë. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se masakra zgjedhore më 25 prill nuk ishte një padrejtësi që nuk iu është bërë vetëm demokratëve, por Shqipërisë dhe shqiptarëve. Basha theksoi se misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve.

Basha deklaroi më tej se beteja e 25 prillit ishte dizenjuar për të shkatërruar jo thjeshtë vullnetin e shqiptarëve por shpirtin e Partisë Demokratike. Ai kërkoi nga demokratët ta vazhdojnw betejën krah njëri-tjetrit.


Fjala e plotë e Bashës:

Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra matjanë. Së pari dua t’ju falënderoj nga zemra që ndodhemi së bashku në këtë sallë plot një muaj pas një beteje të jashtëzakonshme, të paprecedentë dhe të përmasave të pabarazisë për të cilat do të hyjnë në historinë 30-vjeçare të pluralizmit. Pa diskutim, ju demokratët e Matit, demokratët e Shqipërisë Partia Demokratike u fut në këtë proces e vetëdijshme që po futej në një proces të pabarabartë. Një betejë që nuk kishte asnjë lidhje me rregullat e demokracisë. Ne u futëm në një betejë, përballë një kundërshtari politik i cili e trajtoi procesin zgjedhor si një masakër elektorale të përgatitur në detaje nga momenti i parë deri në momentin e fundit.

I cili përdori kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti demokratëve të gjithë arsenalin e shtetit, të buxhetit, të parave të korrupsionit, të bandave kriminale dhe të favoreve tjera të cilat ju i dini fare mirë dhe nuk ka nevojë t’i rreshtoj këtu, që nga tolerimi me kusht i rritjes së bimëve narkotike, tek tolerimi me kusht i ndërtimeve pa leje, tek legalizimet për vota, tek blerja e mjerimit që ka mbjellë në sofrat Matjane për një grusht parash e gjithçka tjetër. Po kështu shoh në sytë tuaj zemëratën për këtë padrejtësi që në fakt nuk iu është bërë vetëm demokratëve por Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Mund të themi se pavarësisht të gjithë asaj që ka ndodhur, shkrirjes së shtetit me partinë, siç e thotë edhe raporti paraprak i OSBE-ODIHR, roli i krimit të organizuar, që dyfishoi numrin e kriminelëve në parlament, ku u hoq një Tom erdhën tre Toma, u hoq një Aqif, erdhën dy Aqifa e kështu me radhë. Ku mbetën tre të pandehurit e dosjes 339, të cilët mbajnë peng negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e kështu me radhë.

Këtu vetë në Mat me dy simbolet e krimit me Malajt e Bashkisë dhe Malajn e një nga protagonistët e dosjes 184, pavarësisht të gjithë kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë dhe për shqiptarët, duke u bërë më të fortë, duke u rritur dhe duke mos u lëkundur para këtyre presioneve, ne dolëm nga kjo betejë dhe u konfirmuam si forca e vetme morale në vend.

Pavarësisht prej pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve, pavarësisht prej pikëpamjeve të ndryshme që është normale që të kemi në një parti të hapur të debatit siç, është partia jonë, jemi ne që prapë se prapë kemi mbi supe misionin e ndryshimit që morëm para shqiptarëve dhe e çuam me 25 prill në një pikë kulminante ndonëse jo finale të betejës tonë.

Në këto kushte të vështira ku gjendet Shqipëria, pas një procesi që s’i dha asnjë përgjigje pyetjeve të mëdha të shqiptarëve, sepse të vetmit që mund t’i jepnim përgjigje ishim ne, ishit ju që dolët në këtë betejë me forcën e zemrave tona si asnjëherë tjetër që nga 91-shi pa asnjë pushtet, përveç pushtetit të shpirtit, të vlerave dhe të mendjes tonë njësoj si qytetarët, bashkë me qytetarët dhe për qytetarët. Pavarësisht prej të gjitha këtyre diçka është dhe mbetet përgjegjësia jonë dhe shqiptarët s’kanë askund tjetër ku ta kërkojnë, matjanët s’kanë kurrkund tjetër ku ta kërkojnë. Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve, mbetet misioni i Partisë Demokratike”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne bulqize lulzim basha lulzim basha ne bulqize

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 21:00

TIRANE– Ilir Ikonomi, gazetar për gati 30 vite në “Zëri i Amerikës” i ka dhënë dje lamtumirën ekranit. Të premten, Ikonomi përshëndeti të gjithë shqiptarët dhe ...