Politike

Kosova hoqi orën policore, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk do të biem në kurthin e euforisë, jemi në krye të klasifikimi

28 Maj 2021, 17:15 Nga DOSJA
Kosova hoqi orën policore, Rama u përgjigjet kritikave: Nuk do të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave për mos heqjen e orës policore në Shipëri, në një kohë që numri i të infektuar dhe i humbjeve të jetës sa vjen e ulet. në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se askush nuk duhet të bëjë krahasime mes shteteve në lidhje me vendosjen e kufizimeve, referuar Koso vës e cila tashmë e ka hequr fare orën policore.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria tashmë është në krye të klasifikimit në Europë për uljen e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës dhe nuk do të bjerë në kurthin e euforisë.

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”- shkruan Rama.

Sot Kosova ‘vulosi’ vendimin për heqjen e orës policore, ndërsa Shqipëria është ende mu kufizime. Nga data 1 qershor ora policore në vendin tonë do të jetë aktive nga ora 23:00-06:00, ndërsa maskat në vendet publike nuk do të jenë më të detyrueshme për tu mbajtur. Ata që janë  më të pakënaqur nga këta vendime janë sigurisht bizneset.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lehtesimi i masave anti-covid ne kosove edi rama lehtesimi i masave anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 13:10

SARANDË– Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar para demokratëve të Sarandës se do të vazhdojë betejën pas zgjedhjeve të 25 prillit. I pranishëm në Sarand...