Aktualitet

Përndiqte një të mitur 13-vjeçare, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë, procdohen edhe katër të tjerë (DETAJE)

29 Maj 2021, 07:19 Nga DOSJA
Përndiqte një të mitur 13-vjeçare, arrestohet

VLORË– Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ka përndjekur një të mitur 13 vjeçe.

Po ashtu, janë proceduar penalisht katër shtetas të tjerë të cilët për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht babë e bir.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic. Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic”, thekson policia.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 21 vjecari perndiqet 13 vjecarja vlore arrestohet 21 vjecari perndiqet 13 vjecarja vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2021, 06:55

DURRËS– Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari Besnik Bojaku që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në M...