Aktualitet

29 Maj 2021, 06:55 Nga DOSJA

DURRËS– Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari Besnik Bojaku që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në Maminas. 57-vjeçari ishte shtruar në QSUT në Tiranë, por për shkak të dëmtimeve nuk ka mundur të mbijetojë. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen është arrestuar përgjegjësi teknik i fabrikës, B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, emri i të cilit ende nuk dihet. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.

Fabrika e sapondërtuar e tullave upërfshi nga flakët paraditen e djeshme rreth orës 11:00 në Maminas. Në momentin e zjarrit në fabrikë kanë qenë rreth 120 punëtorë, por kanë dalë menjëherë. Adriatik Velaj, shefi i zjarrfikësve Durrës tha se dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik bojaku zjarr ne fabriken e tullave besnik bojaku zjarr ne fabriken e tullave

Sondazh

Poll