Aktualitet

Shpërthim tritoli në katin e parë të një pallati parafabrikat në Lushnje, dëmtohen 2 dyer, dëshmia e vëllait të pronar

29 Maj 2021, 05:46 Nga DOSJA
Shpërthim tritoli në katin e parë të një pallati

LUSHNJE– Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pas mesnate në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ku ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të një banese.

Mësohet se banesa në të cilën ishte vendosur lënda plasëse ishte në pronësi të Besnik Çokut.  Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar apo dëme të shumta materiale, përveç dy dyerve të jashtme. 

Një grup hetimor është ngritur nga Prokuroria për të zbuluar autorët, por vëllai i pronarit të banesës është shprehur se nuk kanë konflikte të mëparshme që mund të kenë sjellë ngjarjen e rëndë.

(kle.mu;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik coku jetmir coku shperthim ne lushnje besnik coku jetmir coku shperthim ne lushnje

Sondazh

Poll