Aktualitet

HARTA LIVE/ Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të dominojnë paraditen, si pritet të jetë moti sot

29 Maj 2021, 05:36 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të dominojnë

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë: kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë orët e para të ditës.

Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior. Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet ndërsa vranësira të shpeshta do ketë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera kostante duke luhatur vlerat ditore nga 7°C zonat malore deri në 27°Czonat e ulta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndrësa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet moti 29 maj 2021 moti 29 maj 2021

Sondazh

Poll