Aktualitet

Vritet i riu në Shkodër nga bashkëfshatari, autori e akuzonte se i kishte ngacmuar vajzat, e priti pas kthimit nga e motra dh

28 Maj 2021, 22:04 Nga DOSJA
Vritet i riu në Shkodër nga bashkëfshatari, autori e akuzonte se

SHKODËREmiljano Ndou, 25 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pak pasi kaloi mesnata, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj, në një orar ku rrugët kanë qenë të boshatisura. Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun. 

Edhe pse fqinj, marrëdhëniet mes tyre kishin shumë kohë që shoqëroheshin vazhdimisht nga probleme. Kjo është dëshmuar edhe nga autori në polici, i cili ka deklaruar se shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij. Episodi i fundit sipas autorit ka ndodhur në momentin e vrasjes, ku viktima i ka kaluar me motor përpara shtëpisë duke bërë zhurmë. Në këtë moment, ai ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar në drejtim të Ndout duke e lënë të vdekur. I qetë ai është futur në banesë, duke menduar se nuk e ka vrarë, por vetëm e ka trembur.

Ndërkohë që një tjetër version është zbuluar nga gruaja e autorit, Bukuroshe Kodra. Ajo thotë se vrasja ka ndodhur për shkak të një goditjeje fizike që viktima i ka bërë djalit të tyre, dhe në këtë moment babai ka vendosur të ndërhyjë. Bukuroshe Kodra mohon ngacmimin e të bijave dhe apelon për ndihmë nga shteti, pasi tani rrezikohen nga gjakmarrja.


Kur policia e Shtetit është afruar për ta arrestuar, ai ka tentuar të largohet por është prangosur. Autorit i është sekuestruar edhe kallashnikovi me të cilin vrau Ndoun, ndërkohë që grupi hetimor  ka shkuar ditën e sotme sërish në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vrasjes. Në pyetje pritet të merren edhe familjarë të viktimës dhe të autorit për të kuptuar arsyet e zënkave mes tyre që përfunduan në një ngjarje tragjike. 

(f.m;kle.mu;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ndou mark kodra vrasje ne shkoder vritet emiljano ndou emiljano ndou mark kodra vrasje ne shkoder vritet emiljano ndou

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Maj 2021, 06:55

DURRËS– Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari Besnik Bojaku që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në M...