Aktualitet

ZBARDHET vrasja në Shkodër, 47-vjeçari ekzekutoi të riun me kallashnikov pranë kalçetos

28 Maj 2021, 23:16 Nga DOSJA
ZBARDHET vrasja në Shkodër, 47-vjeçari ekzekutoi të riun

SHKODËRPolicia ka publikuar njoftimin për krimin e rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pranë një kalçetoje.

Pas një sherri për motive të dobëta, Mark Kodra ka qëlluar me kallashnikov Emiljano Ndoun, duke e lënë të vdekur. Autori është vënë në pranga më pas.

Njoftimi i policisë: Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia  vë në pranga autorin. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi  M.K, 47 vjec, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.  Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje.

f.m/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ndou mark kodra vritet emiljano ndou emiljano ndou mark kodra vritet emiljano ndou

Sondazh

Poll