U raportua për plagosje me armë zjarri, sqarohet policia: 34-vjeçari ra mbi xhamin e një lokali, humbi ekuilibrin
28 Maj 2021, 19:11Nga DOSJA
SARANDË– Një 34-vjeçar është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh dhe ka pësuar dëme në kokë e trup. I riu me inciialet S.G., është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor.
Ngjarja u raportua mbrëmjen e sotme dhe fillimisht mediat shkruanin për të shtëna me armë zjarri dhe për për persona të plagosur. Por, me një njoftim zyrtar, Polciia e Sarandës sqaroi se bëhet fjalë vetëm për një aksident në një prej lokaleve të Borshit.
Njoftimi: Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar sot pretendimet e kompanisë “AYEN-ALB”, e dalë nga bashkimi i kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe a...
TIRANË– OSHEE ka njoftuar se nesër, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zonë të Tiranës. Në Sauk i ...
BULQIZË– Një 27-vjecar i identifikuar ai Eldi Alla ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në minierën e Bulqizës, që është në pronësi të bizme...
Shifrat nga Covid prej disa javësh janë në ulje. Madje gati gjysma e bashkive në vend, siç janë Mallakastra, Selenica, Divjaka, Himara, Vora, Mirdita, Kl...
2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në num...
TIRANË– Relatori i ri i dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri është caktuar ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Mësohet s...
AUSTRI– Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe sulmuar katër efektivë polici në Vjenë. Media lokale, Heute.at, shkruan se shqiptari kishte futur në kurth ...
TIRANË– Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e testit të arsyetimit logjik për kandidatët hetues të BKH. Në faqen zyrtare të BKH thuhet se nga 338 kandidatë ...