Gjykata Administrative ‘rindez’ shpresën për shpëtimin e Vjosës, rrëzon kompaninë turke dhe i jep të drejtë Ministri
28 Maj 2021, 18:53Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar sot pretendimet e kompanisë “AYEN-ALB”, e dalë nga bashkimi i kompanisë turke “Ayen Enerji” dhe asaj shqiptare, Fusha SH.P.K., të cilat kishin kallëzuar Ministrinë e Mjedisit, pasi kjo e fundit hodhi poshtë “Vlerësimin e Ndikimit ne Mjedis”, që i lejonte të ngrinin hodrocentrale në Vjosë.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se padia është e pabazuar në ligj e prova. Kompanitë mund ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Dy kompanitë paditën Ministrinë Mjedisit në muajin shkurt të këtij viti pasi nuk u miratoi vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), pasi nuk ishin bërë konsultime me banorët e zonës. Tema e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë dhe kërkesa për ta shpallur atë Park Kombëtar është bërë temë ndërkombëtare tashmë.
Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio. Hidrocentrali i Kalivaçit ishte pjesë e skemës së shfrytëzimit të lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërtimi i tij fillimisht iu dha me koncesion kompanisë “Hydro SRL” në vitin 1997. Kontrata u prish 20 vite më vonë pas kundërshtimeve me banorët e zonës, por më pas qeveria hapi një tender të dytë, ku fituese doli “AYEN-ALB”, bashkimi i kompanisë turke me atë shqiptare.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– OSHEE ka njoftuar se nesër, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zonë të Tiranës. Në Sauk i ...
BULQIZË– Një 27-vjecar i identifikuar ai Eldi Alla ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në minierën e Bulqizës, që është në pronësi të bizme...
Shifrat nga Covid prej disa javësh janë në ulje. Madje gati gjysma e bashkive në vend, siç janë Mallakastra, Selenica, Divjaka, Himara, Vora, Mirdita, Kl...
2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në num...
TIRANË– Relatori i ri i dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri është caktuar ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Mësohet s...
AUSTRI– Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe sulmuar katër efektivë polici në Vjenë. Media lokale, Heute.at, shkruan se shqiptari kishte futur në kurth ...
TIRANË– Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e testit të arsyetimit logjik për kandidatët hetues të BKH. Në faqen zyrtare të BKH thuhet se nga 338 kandidatë ...
TIRANË– Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin...