Aktualitet

Dosja “Tahiri”, caktohet relatori i ri i çështjes, Sandër Simoni. Në korrik shqyrtohet në Gjykatën e Lartë

28 Maj 2021, 15:57 Nga DOSJA
Dosja “Tahiri”, caktohet relatori i ri i çështjes,

TIRANË– Relatori i ri i dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri është caktuar ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Mësohet se Simoni do të zëvendësojë Ilir Pandën, në rishqyrtimin e çështjes në muajin korrik.

Në janar të këtij viti, Gjykata e Lartë vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, pasi vetë Tahiri e Çela bënë rikurs.

Në gusht të këtij viti, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dërgoi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për rekurs në Gjykatën e Lartë, bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës.

Ky rekurs erdhi pasi Apeli i GJKKO-së  rrëzoi dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ky i fundit do të përballet sërish me statusin e të pandehurit. Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. 

(f.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Maj 2021, 13:16

TIRANË– Një person është gjetur i shtrirë në tokë në Tiranë, pranë zonës së librit universitar. në ish-Bllok. Në një foto të publikuar nga ‘JOQ’ shihet që ...