Aktualitet

Renditemi pas Brazilit/ Dalin shifrat për Janar-Mars 2021, sa shqiptarë kërkuan azil në Angli, 1,222 u futën ilegalisht

28 Maj 2021, 17:08 Nga DOSJA
Renditemi pas Brazilit/ Dalin shifrat për Janar-Mars 2021, sa

2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.

Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në MB-së, pasi të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, ndërsa në vendin e tretë, ishin shtetasit eritreas me 2,373 kërkesa. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë u ul me 657 kërkesa.

Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga Instituti Britanik i Statistikave, për personat e kthyer nga Britania në Shqipëri:

1,222 shqiptarë që hynë në port ilegalisht, u kthyen nga Britania në vitin 2020. Vendi ynë u rendit i dyti pas Brazilit në 1245.

Në mesin e 561 shqiptarëve në procesin e kërkimit të azilit që u kthyen në vitin 2020, 238 prej tyre u kthyen vullnetarisht, ndërsa të tjerët u detyruan.

Marre nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet azil ne angli shqiptaret kerkojne azil azil ne angli shqiptaret kerkojne azil

Sondazh

Poll