29 bashki ‘Covid free’ në Shqipëri, dy javë pa të infektuar, epidemiologu: Mund të kemi një rast nesër…
28 Maj 2021, 17:36Nga DOSJA
Shifrat nga Covid prej disa javësh janë në ulje. Madje gati gjysma e bashkive në vend, siç janë Mallakastra, Selenica, Divjaka, Himara, Vora, Mirdita, Klosi dhe disa të tjera, prej dy javësh nuk kanë asnjë rast të infektuar nga Covid-19. Por epidemiologu Artan Simaku thotë se pavarësisht faktit që nuk ka të infektuar, nuk do të thotë se në ditët në vijim nuk do ketë raste sporadike.
“Janë 29 bashki dhe qytete të vogla që nuk kanë raste ditore të të infektuarve me Covid, ndërsa kjo llogaritet me incidencë dy javore. Pra, nuk mund të themi se meqë një ditë nuk pati raste, jemi Covid-free sepse mund të ketë një nesër”.
Shqetësimi i ekspertëve të shëndetit publik mbeten variantet e reja dhe mutacionet që po pëson ky virus.
“Qarkullojnë edhe variante të reja në botë, kryesisht varianti indian. Mund të lindin edhe variante të reja, nuk përjashtohet mundësia, pra nuk flitet më për shpërthim ose për valë, por mund të ketë shpërthime të kufizuara ose prekje të individëve të ndryshëm”, tha Simaku.
Epidemiologu Simaku shprehet se pavarësisht uljes së rasteve dhe reduktimit të masave kufizuese, duhet kujdes nga qytetarët, sepse virusi nuk është zhdukur.
“Masat duhet të bëhen pjesë e kulturës së përditshme të jetës së njerëzve. Pavarësisht se maskat do të hiqen në ambientin e jashtëm, distanca përsëri duhet të ruhet, qoftë edhe nga persona të cilët janë vaksinuar dhe të shmangen grumbullimet”.
Të infektuarit aktivë në vend janë ulur në rreth 700 persona. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë me pothuajse gjysmën e rasteve, më pas renditet Korça dhe Shkodra.
Marre nga TvKlan
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në num...
TIRANË– Relatori i ri i dosjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri është caktuar ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Mësohet s...
AUSTRI– Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe sulmuar katër efektivë polici në Vjenë. Media lokale, Heute.at, shkruan se shqiptari kishte futur në kurth ...
TIRANË– Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e testit të arsyetimit logjik për kandidatët hetues të BKH. Në faqen zyrtare të BKH thuhet se nga 338 kandidatë ...
TIRANË– Apeli i GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për sekuestrimin...
TIRANË– Një video skandaloze është bërë publike nga faqja ‘Animal Rescue Albania’ në Instagram, aty ku një burrë shihet të kryejë marëdhënie seksuale me qe...
FIER– Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, Paula Buzi (Dimo), e akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Masht...
GREQI– Shqiptarja, Ermalda Arapi, është zhdukur në Greqi që nga data 18 maj. Denoncimin e kanë bërë të ditur në polici, familjarët e 38-vjeçares. Ata kan...