Politike

‘Disa figura i patën “krahët” më të ngrohta’/ Bushati e pranon: U lobua ethshëm për emra të tjerë brenda

28 Maj 2021, 16:08 Nga DOSJA
‘Disa figura i patën “krahët” më të

TIRANË– Ervin Bushati pranoi se në Partinë Socialiste pati lobime gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i PS-së për Tiranën e tha këtë deklaratë ditën e sotme në “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

Bushati argumentoi se diçka e tillë ndodhi sepse në PS u lobua për emra të tjerë, madje shtoi se disa figura i patën “krahët” më të ngrohta.

“Ka qenë një efeket psikologjik, shumica e njerëzve duke menduar se je në zonë të sigurt, i kanë bërë një qokë, duke ia dhënë dikujt tjetër që mund të ishte në një vend më të pasigurt. Gjithashtu, ishte një proces jo i menaxhuar mirë nga ana administrative. Pati lobime të ethshme për emra të tjerë brenda PS-së, që shpeshherë patën mbështetje nga grupe më të mëdha sesa një deputet.”

Ervin Bushati nuk shpreh keqardhje për rezultatin dhe nuk ngurron ta quajë veten hero.

Nuk kam asnjë peng, po të kthehesha, do të bëja 100 herë të njëjtën gjë. Unë jam lodhur shumë dhe nuk mund të hidhja punën time të dy viteve poshtë. Jemi të fituar, jemi me kokën lart. Çdo fitore e madhe, ka një hero të vogël. Nëse ai jam unë, aq më mirë.”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin bushati ervin bushati

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 13:10

SARANDË– Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar para demokratëve të Sarandës se do të vazhdojë betejën pas zgjedhjeve të 25 prillit. I pranishëm në Sarand...