Politike

Rregullorja për Kryetarin/ Harxhi kërkesë Komisionit të Apelimit në PD: Udhëzimi i pavlefshëm!

28 Maj 2021, 15:49 Nga DOSJA
Rregullorja për Kryetarin/ Harxhi kërkesë Komisionit të

TIRANË– Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Miratorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar sipas Harxhit është e pavlefshme sepse ajo miratohet nga Këshilli Kombëtar.

“Është këshilli kombëtar që me propozim të kryesisë dhe kryetarit të partisë miraton rregulloren”, shkruan në kërkesë Harxhi.

Në rregulloren e PD me 27 pika parashikohet që çdo kandidat të ketë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor. Sipas rregullores Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike duhet të bëjë pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Zyrtarisht kanë dorëzuar kandidaturat Edith Harxhi, Fatbardh Kadalli, Agron Shehaj dhe kryetari aktual Lulzim Basha. Ata kanë prezantuar platformat dhe janë të lirë të nisin takime në 61 degët e PD dhe kanë afat deri më 11 qershor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi zgjedhjet ne pd edith harxhi zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 13:10

SARANDË– Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar para demokratëve të Sarandës se do të vazhdojë betejën pas zgjedhjeve të 25 prillit. I pranishëm në Sarand...