Politike

Pa praninë e kamerave! Kim ‘zbarkon’ në SPAK, mbyllet për dy orë me Krajën dhe Hajnajn: Askush nuk është mbi ligjin,

28 Maj 2021, 14:34 Nga DOSJA
Pa praninë e kamerave! Kim ‘zbarkon’ në SPAK, mbyllet

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj dhe me kreun e SPAK, Arben Kraja. Kim ka shkuar në orën 15:00 në zyrat e SPAK, dhe ka dalë që aty në orën 17:20. Me njëherë pas takimit ka qenë vetë ambasadorja Kim ajo që ka përcjellë një mesazh të fortë.

Në një status në rrjetet sociale, Kim ka publikuar foto nga takimi teksa shkruan se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Ambasadorja shton se askush nuk është mbi ligjin, qoftë për korrupsion apo krim të organizuar. 

“2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtorin Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron,”- shkruan Kim.

Ky takim vjen pasi kreu i SPAK, Arben Kraja raportoi sot në mbledhjen e KLP-së për punën e institucionit gjatë gjithë vitit 2020. Kraja theksoi vështirësitë që është hasur SPAK në punën e vitit 2020 për shkak edhe të pandemisë, por që sipas tij, ia ka dalë të realizojë dhjetëra operacione. Kraja edhe për problemet me pagat dhe procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të BKH, që sipas tij, është ndjekur procedura konform ligjit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aida hajnaj arben kraja kim takon krajen dhe hajnajn yuri kim aida hajnaj arben kraja kim takon krajen dhe hajnajn yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2021, 13:10

SARANDË– Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar para demokratëve të Sarandës se do të vazhdojë betejën pas zgjedhjeve të 25 prillit. I pranishëm në Sarand...