Aktualitet

Sherr në Sarandë, plagoset një person/ Policia arreston një prej autorëve, tjetri në kërkim

22 Maj 2019, 18:32 Nga DOSJA
Sherr në Sarandë, plagoset një person/ Policia arreston një

SARANDË– Një person me inicale A.H., është plagosur në qytetin e Sarandës. Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Në prangat e policisë ka rënë 51-vjeçari me iniciale Q.GJ., ndërsa në kërkim është shpallur një 33-vjeçare me iniciale M.N., të dy banues në Sarandë.

I plagosur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Q.GJ., 51 vjeç dhe ka shpallur në kërkim, shtetasin M.N., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Më datë 21.05.2019, këta shtetas dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A.H., i cili ka marrë disa dëmtime por në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne sarande plagosje ne sarande

Sondazh

Poll