Aktualitet

“Washington Post” apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin, hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

22 Maj 2019, 15:11 Nga DOSJA
“Washington Post” apel Brukselit: Po tradhtoni Ballkanin, hapni

Jasmin Mujanoviç, një specialiste e politikës ka shkruar një artikull për Ballkanin në “The Washington Post”. Në artikullin e saj, ajo i bën thirrje vendeve të BE-së që të çelin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinsë.

Sipas saj, nëse një lëvizje e tillë nuk ndodh vendet e Balkanit Perëndimor janë gjithnjë e më shumë të predispozuar që të humbin besimin dhe t’i nënshtrohen ndikimit rus.

Artikulli i plotë:

Bashkimi Evropian është në greminë të një krize të madhe, e cila rrënjoset aq shumë në paaftësinë Brukselit, gjithashtu edhe në cinizëm dhe provincializmin e shteteve anëtare. Është një tregim i hidhur i tadhëtive, premtimeve të thyera dhe frikës, shkurt një histori rreth “triumfit të mungesës së vullnetit”.

Gjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, rajonin më të prekshëm dhe të paqëndrueshëm të kontinentit, se “e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian”. Megjithatë, gjatë vitit të kaluar Brukseli ka hedhur tërësisht poshtë idenë e zgjerimit të mëtejshëm.

Ndërsa shtetet anëtare hyjnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, zgjerimi është zhdukur nga rendi i ditës. Në vitin 2018, Komisioni Europian pa asnjë pengesë e ka hedhur idenë së pas vitit 2025 mund të jetë data më e hershme për një raund të ri zgjerimi. Por në Paris, Emmanuel Macron është i qartë: Nuk do të ketë zgjerim, të paktën jo në të ardhmen e parashikueshme. Edhe në Berlin, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor, ideja e BE-së për zgjerim u konsiderua politikisht toksik.

Për të qenë të qartë, askush nuk pretendonte se shtetet e rajonit – Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria – ishin kandidatë të mundshëm për anëtarësim në të ardhmen e afërt. Por premtimi i një “perspektive evropiane” ishte një pjesë integrale e strategjisë së Brukselit për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën e reformës politike dhe ekonomike dhe mbajtjen larg të rivalëve të saj gjeopolitikë – Rusia, Kina, Turqia dhe monarkitë e Gjirit Persik.

Kjo kthesë nuk mund të vinte në një moment më të keq. Vetëm në janar, Shkupi dhe Athina përfunduan mosmarrëveshjen e tyre rreth tre dekadëshe mbi “çështjen e emrit maqedonas”. Kjo arritje erdhi në si pasojë e një revolucioni dramatik të shoqërisë civile në atë që tani është Maqedonia e Veriut.

Maqedonasit u udhëhoqën nga diplomatët europianë duke duke ndryshuar emrin e vendit të tyre me premtimin se ajo ishte mënyra e vetme për përshpejtuar rrugën në BE dhe për t’u anëtarsuar në NATO. Kjo e fundit duket e sigurtë por ideja e anëtarsimit është gjithnjë e më pak e mundshme.

Më thjesht, BE ka gënjyer qeveritë dhe popujt në të gjithë rajonin.

Shtetet anëtare të tilla si Franca theksojnë se rajoni nuk është aspak i gatshëm për anëtarësim në bllokun politik dhe ekonomik. Por ky nuk është një informacion i ri. Dhe nuk është një plan për të kundërshtuar zhurmën e rritjes së zemërimit dhe indinjatës që trondit poshtë shtyllës kurrizore të Ballkanit.

Suksesi i dukshëm i BE-së në integrimin e vendve të Paktit të Varshavës ofron një precedent të tundues. Megjithatë, Ballkani Perëndimor nuk është i njëjtë me Evropën Lindore. Ndërsa Evropa Lindore jetonte me autoritarizmin, juglindja e kontinentit përjetoi dy dekada sundimin e një partie dhe më pas një sërë konfliktesh rajonale dhe të brendshme që çuan në vdekjen e rreth 150,000 njerëzve për vetëm 10 vite.

Shkurtimisht, lloji i ndërtimit të shtetit dhe promovimi i demokracisë që nevojitet për Ballkanin Perëndimor është  i durueshëm dhe i qëndrueshëm. Por ajo që mori Rajoni ishte modeli i pranimit të BE-së: një program teknikisht rigoroz, por politikisht joefektiv. Kjo qasje i lejoi elitat postkomuniste nga Balltikut deri në Adriatik të bënin ndryshime legjislative kozmetike duke i prerë lidhjet e tyre me krimin e organizuar ose duke luftuar korrupsionin në kuptimin me të plotë.

Tashmë në rajon, një pjesë e elitës ka shfryëzuar mundësitë për aleanca me Moskën, Pekinin dhe Ankaranë. Një grup tjetër, si fuqia separatiste serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po rinovon ‘aventurat e stilit të viteve ’90 -të ose skemat e ndarjes megalomane.

Nëse Ballkani Perëndimor vërtet “rrëshqet”nga BE-ja, të vetmit fajtorë do të jenë krerët evropianë. Plotësisht e shkëputur nga premtimi i integrimit, politika e Ballkanit shpejt do të bëhet e dëshpëruar dhe e rrezikshme – veçanërisht për BE-në.

Mëgjithatë BE-ja ende mund të ndryshojë kursin. Ajo duhet të fillojë formalisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe t’i japë statusin e kanidatit Bosnjes. Kjo gjë do të stabilizonte përkohësisht anijen. Detyra e madhe tani është krijimi i një plani afatgjatë të qëndrueshëm për rajonin, i cili do të sjellë jo vetëm një angazhim të besueshëm ndaj normave dhe praktikave liberale-demokratike, por edhe një pengesë të fuqishme ndaj ndikimit rus në Europë.

Duke thënë thjesht “jo” për integrimin e Ballkanit Perëndimor mund të jetë një startegji që u shkon për shtat nativistëve europianë. Por një lëvizje e tillë nuk është gjë tjetër veçse një krizë e vonuar.

Marrë dhe përkthyer nga The Washington Post

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e negociata per shqiperine jasmin mujanoviç the washington post hapja e negociata per shqiperine jasmin mujanoviç the washington post

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2019, 13:08

FIER- Një 15-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë në pranë zonës së njohur si “Ura e Mbrostarit” në Fier.Kallëzimi është bërë në polici ...