Aktualitet

Protesta/ Tymuese, flakadanë dhe gurë në drejtim të MASR, Shahini: Trishtim i madh!

22 Maj 2019, 06:48 Nga DOSJA

TIRANË-Për gati 2 orë, studentë të disa fakulteteve në vend kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit për arsim cilësor dhe kushte më të mira. Flakadanë, tymuese dhe gurë janë hedhur nga studentët në drejtim të ministrisë, ku është thyer edhe një xham.

Studentët thanë se ishin të revoltuar dhe të zhgënjyer nga qeveria dhe theksuan se protestat do të vijojnë. Ata drejtuan akuza edhe ndaj ministres së re, Besa Shanini duke e quajtur një “klloun”. Në përfundim të protestës, ka reaguar edhe vetë Shahini që e quante protestën një trishtim, pasi një grumbull njerëzish cënuan imazhin e protestës studentore.

Nën sloganin “Sëbashku për Shqipërinë si gjithë Evropa, sëbashku për ndryshim”, studentët po ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Ata shprehen se protestojnë për arsim cilësor, punësim dhe për të ardhmen e tyre. 

Në përfundim të protestës, ata kanë përmbledhur 5 kërkesa që i kanë dorëzuar në MASR. Ata kërkojnë:

Në muajin dhjetor studentët nga e gjithë Shqipëria dolën në shesh dhe bënë disa kërkesa. Ata kërkonin që të kishte ulje tarifash, arsim cilësor, zhdukjen e korrupsionit etj. Pas shumë ditësh qëndresë protesta e tyre u shua, ndërkohë që qeveria mori frenat në dorë duke kontrolluar ajo ngjarjet më pas. Ishte vet kryeministri Edi Rama që u angazhua në këtë debat duke propozuar një paketë që sipas tij do të zgjidhte problemet e adresua nga studentët. Rama në një dalje për mediat tha se “Pakti për Universitetin” që qeveria propozoi zgjidhte më shumë probleme se çfarë ishin artikuluar.

(J.V/A.B. F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e arsimit pakti per universitetin problemet ne universitete protesta e studenteve 22 maj 2019 studentet protestojne ministria e arsimit pakti per universitetin problemet ne universitete protesta e studenteve 22 maj 2019 studentet protestojne

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2019, 13:08

FIER- Një 15-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë në pranë zonës së njohur si “Ura e Mbrostarit” në Fier.Kallëzimi është bërë në polici ...