Aktualitet

Sekuestrohet pasuria e ‘gjobëvënësit’ në Durrës, mbi 1 milion euro llogari bankare dhe prona (EMRI)

22 Maj 2019, 16:19 Nga DOSJA
Sekuestrohet pasuria e ‘gjobëvënësit’ në

DURRËS– Më shumë se 1 milion euro pasuri janë sekuestruar në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për llogari bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat i përkasin një 57-vjeçari i identifikuar si Xhakomin Seferi.

Dyshohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri nëpërmjet aktiviteti kriminal.

Seferi ishte nën hetim prej dy vitesh dhe rezulton i dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi zyrtar

Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të shtetasit Xh.S., 57 vjeç, nga ky qytet.

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres sekuestrohen 1 milion euro pasuri sekuestrohet pasuria e 57-vjecarit durres sekuestrohen 1 milion euro pasuri sekuestrohet pasuria e 57-vjecarit

Sondazh

Poll